Chris Harris nga Top Gear provon që dhe një nga supermakinat më të mira të kohëve modern nuk ka shans me një makinë piste si VW ID.R.
Mclaren 720s është një nga makinat më të shpejta që mund të blini sot për sot. Edhe pse fuqia e saj shkon vetëm në rrotat e pasme ajo mund të kryej ¼ e miljes në më pak se 10 sekonda. Me disa modifikime të lehta mund të arrijë kohë si 8 sekonda. Ajo gjithashtu ka fituar çmime të ndryshme performance si psh Performance Car of the Year 2018. Por edhe pse vija e drejtë është specialiteti i saj, ajo nuk ka shance me një VW ID.R.
ID.R është një makinë e gjitha elektrike e ndërtuar nga VW vetëm për pistë, me pikën e fortë tek garat Hill Climb. Ajo vendosi record në Pikes Peak, përpara se të thyente dhe rekordin e Nurburgring për makinat elektrike si dhe është makina e parë që theu barrierën e 40 sekondëshit në GoodWood Festival of Speed. Mund të themi me plot gojë që është shumë e shpejtë.
Chris Harris, hosti i Top Gear, kishte fatin të ngiste një ID.R dhe menjëherë ai e vendosi kundër një 720s në një garë të thjeshtë dragu për të zbuluar potencialin e saj. Që nga fillimi e deri në fund, 720s ngelet mbrapa ID.R. Makinat elektrike janë vërtet impresionuese, shihni videon.