No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Në muajt në vijim qëkur e famshmja e Corvette, modeli C8 doli në treg, kemi parë shumë modifikime të lezetshme nga blerësit e saj. Të paktën nuk e blejnë vetëm pensionistat me lek. Tashmë në treg ka dhe shumë pjesë aftërmarket, sidomos për zhurmën e C8 duke marrë parasysh potencialin e saj. Në videon e mëposhtme do të gjeni një nga më të mirët.

(Nqs doni të dëgjoni vetëm zhurmën e C8, shtyjeni videon deri në minutën 11:52.)

Ky sistem i shkarkimit të gazrave është i përbërë plotësisht nga materiali titan dhe nuk ka asnjë mbytës zhurme. Dy daljet nga motori i C8 bashkohen në mes në formë X dhe ndahen përsëri në pjesën e pasme të makinës duke u përshtatur fiks si sistemi origjinal.

Videoja vjen nga kanali i famshëm i youtube i DDE (Daily Driven Exotics) të cilët e kanë vendosur këtë sistem në C8 e tyre. Një motori 6.2L V8 siç ka C8, i duhet sesbën një sistem i rikshëm shkarkoje dhe për 6000$ ja vlen totalisht.

Share with: