No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Zhvillimi i teknologjise se motorreve ultra modern me nje volum te larte ekzekutimesh, volum minimal te vajit dhe intervalet e nderrimit te vajit per makinat qe i kane kaluar 50000 km do te ishte e pa perfytyrueshme pa ndihmen e lubrifikanteve te nje cilesie te larte.
Lubrifikanti “vaj motorri” eshte nje komponent integral i motorreve te fundit qe kushtojne ndermjet 10000 – 35000 EU ne makinat moderrne.

Ky fakt i vetem duhet t`ju mjaftoje per te mos u joshur drejt ekonomive false. Jeta e operimit te nje motorri varet kryesisht nga vaji i perdorur dhe gjithashtu nga viskoziteti I vajit te perdorur. Edhe atehere kur vaji kerkon 2.8 sekonda per te arritur piken me te larget te motorrit ne temperaturat me te ulta ne rastin e vajit 0W-XX ose 48 sekonda ne rastin e 15 W- XX vaji ka nje influence vendimtare ne jeten e operimit te motorrit. Ne qofte se motorri nuk eshte vajisur teresisht, siperfaqet metalike te cilat rreshqasin kundrejt njera tjetres do te bejne kontakt. Kjo do te sillte konsumim, d.m.th. do te reduktonte jeten e operimit te motorrit. Ne fushen e teknologjise se lubrifikanteve, ky process njihet si nje ferkim I perzier.
Ju, si pronari i nje makine duhet te luani pjesen tuaj ne ruajtjen e cdo pjese ndaj ferkimeve te perziera ne motor sa me shume te jete e mundur.

Avantazhet e vajrave sintetik:
• Nisje e lehte, cilesi me te mira te levizjes ne temperatura te ulta
• Mbrojtje te larte ndaj konsumimit
• Stabilitet me i larte ne temperatura te larta
• Konsum me i ulet karburanti
• Konsum i ulet vaji

Ç`fare nenkuptojne tiparet individuale te permbajtesve te vajit?
Viskoziteti eshte faktori me i njohur mbi te cilen klasifikohen vajrat lubrifikante. Ai shpreh shkallen e ferkimit te brendshem te nje vaji gjate rrjedhjes se tij.
Kur nje vaj eshte i ftohte, ferkimi i tij i brendshem eshte i larte ( viskoziteti i larte). Sa me i ngrohte behet nje vaj aq me shume ulet ferkimi i tij i brendshem (viskozitet i ulet ).
Ndryshimi i viskozitetit te vajit ndryshon me ndryshimin qe munde te kalojne temperaturat nga nje grade e vajit ne tjetren.
Kjo eshte e percaktuar nga indeksi i viskozitetit (VI), nje vlere numerike jo dimensionale.
Sa me e larte VI , aq me i ulet behet ndryshimi i viskozitetit kur temperaturat ngrihen.
Si rregull , vajrat mineral kane nje VI nga 90 – 100, vajrat hidraulik nje VI qe varion nga 120 – 140, dhe vajrat sintetik nje VI nga 140 – 160.

Kategorite SAE.
Vajrat e motorreve dhe te transmisionit jane pershkruar nga kuptimi i kategorive SAE (SAE = Shoqata e Inxhiniereve te Automjeteve), e cila u perdor si nje forme e percaktimit te viskozitetit. Dy lloje percaktimesh jane perdorur.
Germa “W” perfaqson dimrin (Winter). Lloje si 0W, 5W, 10W, 15W, 20W dhe 25W pershkruajne nje sjellje specifike te rrjedhshmerise bazuar ne maksimumin e viskozitetit ne temperaturat e ulta, dhe per minimumin e viskozitetit ne temperaturat me limit maksimal te larte. Shifra e dyte mbas “W” si per shembull 20, 30, 40, 50, 60, percakton viskozitetin e vajrave te motorreve dhe te transmisionit ne temperaturat 100 o C.
Meqenese keto temperatura nuk reflektojne ne menyre te perpikte kushtet ne te cilat vajrat e makinave jane perdorur,viskoziteti ne temperaturat e larta HTHS ( High Temperature High Shear ) eshte llogaritur deri ne 150 o C (ne motorret me shpejtesi te madhe). Qellimi i vendosjes se vleres limite te HTHS eshte se vajrat me gradacion te larte me permbajtje VI gjithashtu sigurojne masen e nevojshme te lubrifikimit ne temperatur vaji te larte dhe ne motor te shpejte.

Kategorite e performances (efektshmerise)
Jane nje sere testesh specifike dhe metoda testuese per te percaktuar performancen e vajrave te motorrave ne nje menyre sa me reale. Nje shumellojshmeri motorresh makinash jane perdorur per qellime testimi.
Klasifikimi I UK nga API (Instituti Amerikan i Petroliumit) specifikimet evropiane te komitetit ACEA (Bashkimi i Konstruktoreve Europian te Automobilave) dhe specifikimet e manifakturuesve te makinave personale jane te perdorshme ne mbare boten

API
“Instituti Amerikan i Petrolium” I ndane vajrat e motorreve ne dy kategori performance: klasifikimi per motorret me benzine te percaktuar nga germa “S” (grupi I sherbimeve) dhe klasifikimi per motorret me nafte nga germa “C” (grupi tregtar-komercial)Germa qe vijon nga nje sekuence e alfabetit rrites qe I bashkangjitet inicialit “S” ose “C”tregon nivelin e performances.
Klasifikimi me I larte dhe me I perdorshem tani per motorret me shkendij elektrike eshte API, SL. Ne rastin e motorreve me nafte , API CH-4 prezantojne nivelin me te larte te performances.

Kategorit e fundit te vlefshme per performancen:
API SL, SJ, SH
API CH- 4, CG – 4, CF, CF- 4

Kategorit qe s`jane me te vlefshme per performancen:
API SG, SF, SE,
API CE, CD, CC
Ne lidhje me klasifikimet API duhet te vihet re se testet jane percaktuar kryesisht per automjetet US dhe kushtet e operimit te tyre.
Klasifikimet API jane rrjedhimisht te kufizuara per nje perdorim ne vendet europiane.

ACEA
Specifikimet ACEA pershkruajne kerkesat minimale te kohes se fundit per vajrat ultra moderne te makinave, keta jane me rezistentet ne bote. Komiteti ACEA perfshin prodhimin e makinave, lubrifikanteve aditiveve europian dhe zhvillimin e testeve.

Vajrat e makinave jane te ndare ne tre kategori te performances ne kete rast.
ACEA A = per motorret me ndezje elektrike ose benzine
ACEA B = per motorret me nafte te makinave te pasagjereve dhe makinave komerciale te lehta
ACEA E = per motorret me nafte ne makinat komerciale te renda

Germat “A”, “B” ose “E” jane me pas te ndjekura nga nje shifer si : 1, 2, 3, 4, 5, qe sherbejne si nje tregues per performancen e vajit. Nuk eshte domosdoshmerisht rasti se sa me e larte shifra aq me e larte cilesia (shih tabelen me poshte, burimi vajrat e automjeteve DEKRA te listuara “performanca ACEA”)
Ne vijim shifra qe tregon nivelin e performances per industin e vajrave eshte e ndjekur nga viti I futjes ne prodhim dhe mundesisht nga nje numer reference.

Specifikimet e prodhimit te makinave
Shume prodhues europian te makinave mendojne se vajrat e pergjithshem te prodhuar jane te pamjaftueshem. Lubrifikanti “vaj motorri” mund te plotesoj kerkesa shtese, per shembull: per problemin e lubrifikimit ne thellesi ose rritjen e kohes se mirembajtjes. Prodhuesit e makinave duan te dine me shume per krijimin e secilit vaj dhe kjo do te thote kosto shtese per industrin e vajrave industrial.
N.q.s. lubrifikantet plotesojne kerkesat e testimit nga prodhuesit e makinave , produkti I kompanive te vajrave eshte I pelqyer si marke per nje periudhe te caktuar. Atehere prodhuesit e vajit mund te perdorin makinat e prodhuara vecanterisht per qellime promocionale.

Perzierjet e vajrave te makinave
Si nje princip I pergjithshem te gjithe vajrat tradicional ne treg , edhe ata teresisht sintetik, pjeserisht sintetik, hidraulik dhe mineral, mund te kombinohen. Sidoqofte performanca e vajrave te makinave eshte e percaktuar nga lidhja me e dobet ne zinxhir. Me fjale te tjera, cilesia e nje serie vajrash kryesisht keqesohet nga bashkimi I vajrave cilesisht te ulet ose kyesisht te ndryshem.

Vajrat me viskozitet te ulet
Percaktimi “vaj me viskozitet te ulet”nuk varet nga grada e vajit te perdorur (teresisht sintetik, pjeserisht sintetik) por vetem nga viskoziteti ne temperatur te ulet.
Vajrat me viskozitet te ulet jane per shembull SAE 0W –XX, 5W-XX dhe 10W-XX.
Vajrat me viskozitet te ulet reduktojne ferkimin ne motor, gjithashtu ruajne karburantin. Motorret si rrjedhoje lubrifikohen shume me shpejte, kryesisht duke reduktuar konsumimin dhe zgjatur jeten e operimit.

MoS2 Low-friction
Vaji I makines MoS2 Low-friction eshte vecanterisht prodhuar nga Liqui Moly. Aditivi “MoS2” I cili mbron kundrejt konsumimit I eshte shtuar vajit te motorrit duke I dhene atij nje ngjyre gri.
MoS2 krijon nje lubrifikim te larte ne te gjitha siperfaqet ferkuese dhe rreshqitese. Ai ul ferkimet dhe siguron nje operim te qete te motorrit.

Avantazhet e meposhtme qe sjell:
• Nje punim te qete te motorrit
• Redukton konsumin e karburantit
• Konsum me I ulet I vajit
• Shkencerisht I provuar ne uljen e mases se konsumimit
• Me pak keqfunksionime
• I njohur per karakteristikat ne rast emergjence

Liqui Moly gjithashtu e solli kete mjet ne forme te koncentruar, te shitur me emrin
“Oil Additive”. Ky aditiv mund te bashkohet me te gjithe vajrat tradicional. Rekomandohet perqindja: 5% e volumit te vajit.

Vajrat e motorreve me nafte
Vajrat tane cilesor te motorreve me nafte jane krijuar ne menyre te vecante me pikepamjen per te reaguar ndaj ngarkeses se larte te tymit ne motorret me nafte.Ju mund te vazhdoni te perdorni makinen tuaj menjehere mbas ndryshimit te vajit, te sigurte ne njohurite se pjeset qe shkaktojne ndotjen do te jene mbledhur dhe filtruar jashte nga vaji.

Vaji I motorrit HD
HD (ngarkese e rende)nenkupton se aditiv te vecante jane bashkuar ne vajrat e motorreve. Vetem duke perfshire aditivet ne ditet e some eshte e mundur per te kenaqur kerkesat e motorreve ultra modern pasi aditivet I japin cilesite e deshiruara bazes se vajrave.
Praktikisht te gjithe vajrat e motorreve modern perfshijne aditiva, percaktimi HD eshte I vjeteruar dhe shihet rralle ne kontenieret e vajit ne ditet e sotme.
Aditivet jane perberes kimik. Ata I shtohen vajit ne menyre qe te permiresojne cilesite egzistuese ose ti shtoj cilesi te tjera. Antioksidantet per shembull rrisin stabilitetin gjate veres, aditivet kundra konsumimit mbrojne motorrin nga nje shkalle e larte konsumimi dhe aditivat lares i bejne vajrat te kene efekt pastrues, Ne varesi me hapesiren e aplikimit kapaciteti I performances se kerkuar, vajrat kane tipe dhe sasi te ndryshme aditivesh te shtuar ne te. Perpjestimi i aditiveve ne vajrat e motorreve modern eshte 17 – 28 %.

Vajrat mineral te motorreve
Vajrat e motorreve jane tradicionalisht te perbere nga vajra mineral. Sidoqofte keta vajra jane te kufizuar ne kapacitetin e performances se tyre per rritjen e kerkesave sikurse vaji
I aplikuar te ndryshoj intervalet, te rrisi fuqin e motorrit dhe te kerkoj cilesi per viskozitet te ulet. Viskoziteti tipik:15W – 40 ose 20W – 50.

Vajrat hidraulik
Vajrat hidraulik jane vajra kryesisht mineral te cilet jane te perpunuar ne rafineri, duke perdorur procese te perpunimit. Ne vijim te kesaj ata permbajne perqindje te ulta te komponenteve sintetik. Viskoziteti tipik: SAE 5W- 40 ose 10W – 40.

Vajrat pjeserisht sintetik
Vajrat pjeserisht sintetik jane nje perzierje e vajrave kryesisht sintetik me ata mineral. Ata permiresojne cilesite e nje ndezje ne te ftohte, mban motorrin e paster dhe ofron mbrojtje te shkelqyer kundrejt konsumimit. Kategorite tipike te viskozitetit :SAE 10W – 40.

Vajrat teresisht sintetik
Vajrat me baze sintetike ne ditet e sotme sherben si nje baze per teknologjin e perparuar te motorreve, ne te vertete jane esenciale. Fale vlefshmerise se vajrave teresisht sintetik eshte bere e mundur te rriten intervalet e ndryshimit per makinat e pasagjereve duke rritur peshen specifike te performances ne maksimumin e tanishem 50.000 km.

Share with: