Kraftwerx Auto’s VW MK2 GTI Rallye

Share with:


Të gjithë e dimë SEMA, një nga eventet më të mëdhaja në botën e automobilizmit. E përvec shfaqes së makinave të cmendura, gjithashtu është dhe për të krijuar lidhje midis kompanive ne industir.
Kevin dhe kompania e tij Kraftwerx nga kanadaja surprizuan të tërë me projektin e tyre. Kur skuadrat e tij mbriti në parkingun SEMA ishin me një Dodge Ram që tërhiqte një karotrec të mbyllur. E në momentin që makina doli të gjithë u mahniten pasi ishte një version I limituar I MK2 Golf GTI Ralley. Teksa skuadra e nxirte nga karotreci mund të shikoni cdo kënd të kësaj kryevepre të viteve 80, cdo detaj duke e cilësuar këtë projekt si një nga më të bukurit.
Kushdo që ka qënë në SEMA e di që standarti është shumë I lart, e ndonjëhërë projektet që prezantohen nuk mund të jenë të përfunduar. Në rastin e Kraftwerx ky MK2 ishte një vepër arti. Cdo gjë e vendosur në makinë është e menduar në detaje edhe pse projekti nuk arriti të përfundoj 100% megjithatë arriti të mbledh vëmëndjen e shumë njerëzve dhe kompanive e njohura e një prej tyer ishte LIQUI MOLY. Idea e këtij MK2 ishte të krijohej version më I eger për pistë. Motori u ndrua duke vendosur VR6 3.2l nga një R32 dhe GT35Turbo, widebody nga Pandem duke e bër më të eger në rrugë, disqe jane Rotiform që I afroheshin atyre të stilit retro e me goma TOYO Proxes 275mm,frena Wilwood, amortizaor të krijuar specifikisht për këtë projekt nga Scale. MK2 arriti të prodhojë rreth 650hp nga VR6 Turbo. E për të mos mbaruar edhe pjesa e motorit u lye për ta lidhur me bojen e jashtme të makines lidhur me intake nga P Motorsport.
Ndërkohë interiori është i përfshir nga firbra karboni, 6 marshe me mofikim të vecant për të qën dhe sekuencial e gjitashtu një timon nga OMP ku ka të integruar butona me funksione të ndryshme e gjithashtu e mbeshtjell në kamosh, pedalet e punuar në CNC nga një bllok alumini.
Kevin dhe Kraftwerx Auto kanë krijuar vërtet one of one MK2 GTI Rallye e cila të inspiron për makinat klasike europiane. E me këtë projekt tregohet se me një vizjon të qart dhe dedikim mund të arrihet cdo gjë. Niveli I egzekutimit në këtë projekt është I jashtëzakonshëm pasi është VR6 Turbo.
E pas eventit Kraftwerx u kthye prap në Kanada për ta përfunduar 100% projektin e duke pritur për cmendurinë e rradhës që do prezantohet vitin tjetër në SEMA.

Share with:


protire