Mbase kjo është një rrugë për të mbajtur gjallë motorët me djegie të brëndshme.
Shumica e njerëzve I pëlqejnë shumë motorët me djegie të brëndshme sidomos ata me benzinë e gjithashtu ata duan që këto motor të jenë akoma edhe pas elektrifikimt. Një nga zgjidhjet mund të jetë motori me hidrogjen. Shumë vite më parë mund të kemi parë koncepte të ndryshëm të motorve me hidrogjen, si Hummer H2 me Hidrogjen. Toyota ka punuar prej kohësh dhe seriozisht për një motor me hidrogjen e kësaj rradhe jo vetëm për përditshmëri apo laborator por për garën 24 orëshe në Japoni, Super Taikyu 24 Hours në Fuji e cila zhvillohet këtë vite në 21-23 Maj. Motori është marr nga një Corolla Sport e cila ka një motor me tre pistona turbo.
Edhe pse është me shumë rrezik përsëri Toyota premton që motori me hidrogjen do të jetë I gatshëm për garën 24 orëshe.
E nëse cdo shkon me sukses mund të ketë një dritë në fund të tynelit për ne entuziastët e motorit me djegie të brëndshme. Gjëja e mirë e motorit me hidrogjen është se edhe pse ajo djeg lenden, nuk leshon emetime në atomosfer՝ si dioksidi I karbonit por Toyota thot se mund të jetë një përqindje e vogël vaj I djegur. Nëse do duash ta rimbushesh serbatorin është shumë e thjesht, njësoj si makinat e tjera normale e gjithashtu makina përgjigjet me shpejt ndaj pedales se gazit .
Cfarë nuk thuhet kurr është se nje motor me hidrogjen ështe teknologji që është akoma në zhvillim. Që do të thotë se nga një motor me Hidrogjen ne mund të kemi 20% eficence duke marr parasysh se gjithashtu dhe qelizat e hidrogjen janë shumë të vështira për tu prodhura e akoma me keq për izolimin e tyre duke kërkuar serbator apo cisternë specifikisht për hidrogjen.
Ndërkohë tek makinat elektrike kemi 60% eficencë.
Edhe pse ky motor e teknologji është ende në zhvillim Toyota beson se hidrogjeni është një nga rrugët që mund të ndjekim për të mbajtur gjalle motorin me djegie të brëndshme pa ndotur ambientin.
Ky projekt do mbështet nga Fukushima Hydrogen Energy Research Field.