Kemi patur raportime te shumta per mjete te bllokuara pa asnje arsye dhe pa asnje prove qe te justifikoje veprimin e policise Tiranes. Kemi patur raportime per djem te shoqeruar ne rajon per ore te tera pa arsye te bazuara ne ligj. Policia rrugore eshte kujdesur mjaft mire per te bere nje show keto dy jave por nuk e ka kuptuar qe ka bere nje show shume te shemtuar sepse te gjithe makinat qe jane bllokuar me akuzen se kan bere gara ne rruget e kryeqytetit jane lene te lira pak me vone dhe vetem disa prej tyre kan marre gjobe per gara dhe ne kete moment vjen pjesa e deshtimit dhe mungeses se profesionalizmit te policise rrugore keto kohe, shoferet dhe makinat per te cilat eshte marre mase kane qene te parkuar tek sheshi Nene Tereza dhe te fikura por shefi i qarkullimit ka pare video ne Facebook dhe Youtube , qe shumica jane te xhiruara jasht Shqiperise, montazhe ose shum te vjetra te derguara ne sitin tone dhe site tjera, dhe kaq i ka mjaftuar per te shfrytezuar kompetencat qe i jep posti, PA ASNJE PROVE KONKRETE, PA ASNJE SQARIM QYTETARVE PSE PO SHOQEROHEN DHE PA PIK PERGJEGJESIE mban makinat nje nate, dy nete, ose me shume te bllokuara, vendos te mbaje per 6 ore ne izolim drejtuesit per identifikim nderkohe qe te gjithe ishin te pajisur me karte id , gjithashtu vihej re dhe nje “trullosje” e punonjesve te thjeshte te policise te cilet nuk po dinin ca te benin dhe nuk po kuptonin ca kishte ndodhur, ata shikonin njeri tjetrin me habi dhe kishin frike te vinin ne diskutim vendimin e shefit te tyre megjithese e dinin shume mire qe po gabonte, gjithsesi gjobat ju vune vetem 2 makinave te cilat sipas llafeve qe qarkullojn bejne gara dhe jane te shpejta, por ne fleten e gjobes ishte data dhe ora kur ato jan marre tek sheshi Nene Tereza te parkuara dhe te fikura, konkretisht data 25 tetor 2016 , ora 22:00 dhe PA ASNJE SHPJEGIM KUR JAN KONSTATUAR DUKE BERE GARA, KU JAN KONSTATUAR, SI DHE KUSH I KA KONSTATUAR, kete here asnjeri nga te “denuarit” nuk vendosi ti shkoj nga mbrapa meqe deri diku po e quajn sikur eshte ok gjoba per gjithe koherat kur edhe kan ec pak shpejt, por i lutemi zotit ERVIN HASRAMA shef i qarkullimit te Tiranes qe here tjeter te mendohet me mire kur kryen keto penalizime sepse nuk eshte aty per te bere detyren duke u bazuar ne video dhe llafe qe qarkullojne dhe qe nuk provojn asgje kunder ketyre djemve, nuk ka as targe, as fytyre, asgje qe ti identifikoje ata , nqs do thoni qe une kom pa modelin e makines ose e njof prej ekranit ose kroskotit ateher eshte per te ardhur keq ku ka perfunduar policia rrugore, jane apo sjan ato makina ne video pak rendesi ka, kur nuk e provon dot ne menyre te pakundershtueshme mire eshte mos te flasesh. Mesazhe na jane derguar qe gjobat dhe disa shoqerimet jane apeluar, nqs perseritet kjo situate here tjeter cdo lloj gjobe ose shoqerimi do apelohen dhe ne gjykate nuk thua dot i kam pa ne youtube kroskotin apo logot qe i ka ngjit makines, as qe e di une se me kan thene koleget apo shoket. Ju urojm te gjithe punonjesve te policise rrugore pune sa me te mbare dhe sa me profesionale ne te ardhmen dhe i kujtojme qe kohet e cowboys-ave kan ikur. Gjithashtu denojme dhe mungesen e jashtzakonshme te profesionalizmit ne media, permendjet e emrave dhe prishjen e imazhint te individeve, problemet ne shoqeri dhe familje qe u kane sjelle per shkak te keqperdorimit te lajmit. Shpresojme qe kto skena “injorance” te mos perdoren me ne te ardhmen por te gjehet 1 fryme e perbashket bashkpunimi midis gjitha paleve. Per me shume ndiqni intervisten e meposhtme