No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Gordon Murray Automotive po punojnë fort për të formuar supermakinën T.50. Kampioni 4 herë i Indycar, Dario Franchitti u bashkua me bordin drejtues bashkë me Frank Coppuck për një inspektim nga afër të shasisë unike me karbon të T.50.

Sipas Coppuck, e gjithë pjesë e përparme e makinës që mban motorin Cosëorth V12 me 654 kuaj fuqi peshon vetëm 100kg. Pjesa e brendshme e folesë së motorit është e veshur me një shtresë floriri, jo thjesht për bukurinë. Njësoj si tek Mclaren F1 ajo shërben për izolimin ndaj nxehtësisë. Menjëherë pas motorin është serbatori i karburantit, ndaj dhe shtresa e florinjtë është atje, për ta mbrojtur atë nga nxehtësia e motorit.

Sunspesioni i përparëm është tashmë i montuar dhe nuk është e habitshme që duket super bukur, përfshirë këtu dhe boshtin e timonit dhe cilindrin ndihmës të frenave. Coppuck tregon që plani i GMA është të ndërtojë 11 prototipe përpara prodhimit zyrtar të supermakinës, dy nga të cilët do të përplase për aprovimin e sigurisë. XP1, makina që shihni në video, do të jetë e kompletuar dhe në gjendje të ecë pas 1 muaji. Kjo do të thotë që nuk na duhet të presim dhe aq shumë për T.50.

Share with: