Share with:


I ndërtuar me dorë, me një strukturë karboni dhe i dizenjuar për tu ndjerë sikur ulesh në një Valkyrie. Aston Martin vuri re rritjen e popullaritetit tek simulatorët e garave, sidomos pas rënies së epidemisë. Si pasojë ata bashkëpunuan me një company teknologjike dhe dizenjuan AMR-C01.

Aston Martin përdori shumë fibër karboni për të ndërtuar structurën e simulatorit por edhe për pjesën e jashtme. Gjykuar nga pamja e jashtme, simulatori duket që ka identitetit e Aston Martin me linjat elegante, të frymëzuara nga makinat e garave, edhe pse është vetëm një kuti me pedale dhe një ekran të madh.
Sedilja është pozicionuar për të dhënë përshtypjen sikur jeni fiks brenda kabinës së Valkyrie që jep vërtet një këndvështrim realistik. Shkurt mund të themi që është më tërheqëse se çdo simulator në treg.

Aston Martin pretendon të ndërtojë 150 shembuj të AMR-C01 me një çmim fillestar disi të çmendur prej 73,000$ me gjithë taksa. Mund ta merrni në konfigurime të ndryshme ngjyrash përshtatur me opsionet e Aston Martin si makinë. Çdo informacion mund ta merrni në url www.curvrs.com

Share with:


protire