No apps configured. Please contact your administrator.

No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:


Kjo është mundësia juaj të shihni sesi punon një konvertues katalit në brendësi duke bërë punën e vet, pamje shumë të rralla. Katalitin e gjejmë pothuajsë në çdo makinë në qarkullim, por rrallëherë që i vini re sesi punojnë. Ata instalohen diku thellë në sistemin e shkarkimit të gazrave dhe eleminojnë hidrokarburet dhe monoksidin e karbonit që të dalin në atmosferë.

Kanali i youtube i quajtur Warped Perception na sjell këtë video interesante duke krijuar disa katalit të improvizuar për të parë brenda tyre. Ai ka krijuar dy versione, një në formën e një kataliti makinash dhe një në një formë cilindrike. Të dy me materiale të tejdukshme.

Si fillim asgjë nuk ndodh, por kujtoni se kataliti ka nevojë të ngrohet që të funksionojë si duhet. Sapo pak gazra kalojnë mes tyre, materiali i gjendur brenda fillon të marri nuanca portokalli. Në versionin më të madh gazi ndizet disa herë para se të kalojë në katalit, duke na dhuruar një show me zjarr.

Share with: