Filmi i quajtuar Riding the Film është një film nga Chevrolet i zhvilluar në vitin 1937 që tregon më së miri sesi funksionon sistemi i lubrifikimit të një makine.
Filmi përmban disa seri të animuara me shumë skena me pamje të ngadalësuara të një motori aktual me djegje të brendshme duke ju treguar rrugët e ndryshme të vajit për të lubrifikuar pjesë metalike të levizshme si boshti i motorit, boshti me gunga, pistonat, bronxinat, bjellat etj.
Kompleksiteti i sistemeve të lubrifikimit me vaj i mahnit gjithmonë njërëzit, edhe në një motor të thjesht si ai në video që është një motor me një bosht me gunga sipër valvulave me 6 cilindra nga 1930.
Rëndësia e të pasurit një pompë vaji në gjendje të mirë dhe funksionale si dhe cilësia dhe pastërtia e vajit kuptohet më mirë pasi ta shikoni këtë video 10 minutshe. Chevrolet dhe shumë prodhues amerikan makinash nxirrnin filma të tillë edukues çdo vit në atë kohë, është goxha e trishtë pse nuk vazhdojnë ta bëjnë akoma duke qënë se filma të tillë janë shumë më të vlefshëm sesa librat, sidomos për njerëzit pa profil mekanik.