Share with:


Të jemi të sinqert, BMW e ka humbur fare karakterin e makinave të saj, sidomos me shtimin e grilës gjigande. Ndoshta dhe ne nuk jemi mësuar, por shtimi i grilave gjigande në vend të atyre më të vogla tradicionale ka pasur goxha diskutime në forume me adhurues makinash. Edhe X7 e 2022 sipas thashetheme thuhet që do të vijë me grila akoma më të mëdha dhe sdo të jetë aq elegante. Pasurimi i flotës të BMW me X8 nuk duket se përmirëson ndonjë gjë.

Një artist dizajni i quajtur Nikita Chuiko ka renderuar disa pamje sesi mund të duket BMW X8 bazuar në disa fotografi spiune të saj. Seria më luksoze e BMW duket se ka marrë goxha nga Hyundai Venue. Ky artist ka qënë goxha i saktë me parashikimet në dizajnet e tij në të shkuarën ndaj kjo mund të jetë pamja më e përafërt e BMW X8. Pjesa e pasme e X8 nuk është dhe aq e shëmtuar por përsëri duket një prishje e gërshetimit të luksozes me sportiven. Por përveç pamjes së jashtme që duket si një shaka nga dizajnerat e KIA-s, performanca dhe interiori i BMW është ai çfarë e diferencon këtë makinë. Ndoshta kjo është pika e fortë e BMW X8. Gjykojeni vetë!


Share with:


protire