No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Janë këto disa nga fjalët që ish drejtori teknik i Ferrari shqiptoi në një intervistë të dhënë së fundmi per BBC.
“Ka patur disa shenja inkurajuese dhe ne të gjithë jemi duke u lutur çdo ditë që të shohim sa më shumë të tilla. Gjithçka që unë mund të them është se ka shumë spekulime mbi gjëndjen e Michael. Shumaica prej tyre janë të gabuara dhe ne vetëm lutemi dhe shpresojmë çdo ditë se do të shohim akoma më shumë progres dhe se një ditë ne do të mund ta shohim Michael jashtë në aktivitet normal dhe plotësisht të shëruar nga dëmtimet.” është shprehur Ross Brawn per BBC.

Schumacher prej afro 3 vitesh tashmë vuan pasojat e aksidentit tragjik të 29 dhjetorit të vitit 2013 në një resort skish në Alpet Franceze.
Komentet e fundit mbi gjëndjen e tij nuk kanë qëne shumë pozitive duke përmendur edhe faktin se ai nuk mundet më të eci, por, duke konsideruar burimin e informacionit nga Brawn, na japin shpresën se gjëndja e tij është duke u përmirësuar avash avash me kohën.

Share with: