U prodhuan vetëm dy shasi për të marr pjesë në World Sportscar Championship në fund të viteve 80 fillim viteve 90. Por fatkeqsisht ndejtën në hije dhe në muzeun e Sauber.
C292 ishte një evolucion I Sauber C291 edhe pse nuk mori kur pjese në kampionat pas dështimit që pati me Mercedes në sezonin e 1991. C291 kishte një motor 3.5l inline12 aspirim natural dhe një kamjo sekuenciale me 6 marshe. Pas deshtimit në 1991, Sauber zhvilloi modelin pasardhës c292 ku ju dha një rëndësi të madhe motorit I cili prodhonte 690hp në 12.600rpm. Aerodinamika ishte pika tjetër kyce e C292 ku u cilsua si makina me e avancuar teknologjikisht e grupit C.
Gjithësej u prodhuan 50 motor për këto dy shasi që të mernin pjesë në sezonin e 1992.
Të dyja u pajsën një ECU tepër e zhvilluar për kohën nga Dr.Udo Zucker , CEO tek TAG Electronics. ECU-ja përfshinte një sistem super të shpejt telemetrik i cili trasmetonte 5 milion bite data për second.
Dr.Zucker është quajtur si babai I Motronic , ku me pas u zhvillua nga ai tek Bosch, por testimet e para të këtij sistemi janë hedhur tek këto 2 shasi.
E trishtë që këto dy shasi nuk patën mundësi për të shtrirë këmbët duke garuar.
Sauber gjithmon ka qën një kompani që nga shumica prej nesh nuk është degjuar por gjithmon ka qënë ndihmëse në zhvillimin teknoligjik të shumë kompanive garuese që sot janë dhe kampione.
Sot Alfa Romeo është sponsor I kompanisë Zviceriane dhe u prezantua si skuadra Alfa Romeo Sauber F1 në Melbourne,Australi. C37 ka motorin e Ferrari F1 2018 me pilotët e skuadres Marcus Ericsson dhe Charles Leclerc.