Share with:


Krikot e makinës, ose ndryshe jack stands kanë gjithmonë një limit peshe qëkur prodhohen, pasi prodhohen për pesha të ndryshme. Ato të zakonshmet që i gjejmë në dyqanet e pjesëve ose serviset vijnë me pesha nga 2 deri në 6 ton. Por sa peshë mund të mbajnë maksimumi nëse testohen në një ambient të posaçëm? Këtë mund tna e tregojnë çunat e Hydraulic Press Channel në youtube.

Duke përdorur një shtypëse hidraulike me forcë deri në 150 ton ata vendosën të provonin limitet e dy llojeve jack stand, si dhe të asaj standartes në formë gërshëre. Rezultati? Një kriko mund të mbajë edhe më shumë sesa fabrika deklaron, por për sigurinë tuaj, mos e testoni në makina.

Një kriko e gatshme për 2 ton, arrin të mbajë më shumë se 6 ton shtypje hidraulike përpara se të shtrëmbërohet.

Krikoja me një tub hidraulik në mes që është e gatshme për 3 ton nga fabrika, është në gjendje të durojë akoma më shumë, deri në 14 ton.

Edhe pse kto kriko janë në gjendje që të mbajtnë kaq shumë peshë, nuk do të thotë që duhet të përdoren në mënyrë të tillë, pasi testi është kryer në kushte optimale dhe në sipërfaqe të drejta dhe të niveluara. Ndaj në kushtet e jetës reale, limitet e fabrikës janë ata që duhet të besoni.

Share with:


protire