Më tepër se kurrë më, e gjithë industria sot është duke diskutuar për makinat elektrike, për avantazhet dhe disavantazhet.
Së fundmi, edhe policia shqiptare ka përqafuar teknologjinë e re, duke qënë ndoshta edhe një hap më përpara rajonit apo edhe kontinentit…përsa i përket makinave normalisht.
Por të flasim për kostot është teje relative nga vendi në vend, dhe nga përdoruesi në përdorues. Kjo sepse disa vende aplikojnë taksa shtesë për përdorimin e energjisë elektrike për të furnizuar makinën. Nga ana tjeter edhe mënyra e të dhënit dhe numri i kilometrave që çdo përdorues konsumon.
Në vendin tonë enden nuk janë hartuar rregullat e veçanta për makinat e kësaj kategorie, mënyra se si do të taksohen ato etj. Kjo shpesh e bën më të lehtë posedimin e një makine të tille, pasi aktualisht, kësaj situate i ësht dhënë një zgjidhje e shpejtë me një taksa simbolike dhe me energjinë elektrike të barabartë me atë të konsumit të zakonshëm.
Por, le të marrim një rast konkret dhe të shohim se sa janë kostot mujore të një Tesla Model S, diku larg nga Shqiperia: