Rilindja e një legjende: Morgan Plus 8 GTR

Share with:


Në fillim të vitit, prodhuesi britanik i makinave, Morgan njoftoi për ndërtimin e një numri të limituar të Morgan 8s, në versionin GTR, ku pritet të përdoret shasia nga Plus 8, e cila ka kohë që ka dalë nga linja e prodhimit.
Sot, Morgan ka prezantuar produktin final të Plus 8 GTR, të prodhuar për klientin e parë.

Diferenca parësore mes modelit GTR dhe Plus 8 të vjetër është fuqia motorrike. Ende do të përdoret motorri nga BMW, V8 4.8 litra, por ndryshe nga modeli i mëparshëm, versioni GTR prodhon 375 kuaj fuqi, pak më shumë nga standartja e 362 kuajsh. Sistemi i marmitave
me 2 dalje i shtohet listës së ndryshimeve fizike të makinës, Morgan shton se GTR është versioni më i shpejtë i prodhuar ndonjëherë. Përveç fuqisë shtesë, punimi i valvula është përmirësuar.
Këto ishin të dhënat e zbuluara, për sa i përket aspektit të performancës.

Nga pikëpamja estetike, Plus 8 GTR u pajis me disqe me 5 dadiçekë, trup të plotë që i jep pamjen e ulur dhe elegante.
Logo GTR gjendet në pikat kyçe të makinës.

I paraqitur në galerinë e fotove është ekzemplari i parë nga 9 të planifikuar për prodhim. I përfunduar në “Marina Blu” , shërben si nderim ndaj “Blusë së Madh”, makina e garave Plus 8 e cila mori pjesë në garat e viteve 1990.

Sidoqoftë, secili Morgan Plus 8 GTR do të jetë prodhim unik, ku porositësi mund të ndryshojë makinën sipas preferencave personale.

Nga Eni Selita

Share with:


protire