Po, Dodge Ram 1500 TRX ka 702 kuaj, që ju mund të mendoni që janë shumë për një makinë për offroad. Por Ram offroad gjithashtu një gamë të gjerë aksesorësh offroad nga Mopar të cilat ai do që ju ti shihni me vëmendje.
Ram bëri të njohur për publikun që do të ketë më shumë se 100 aksesorë të ndryshëm për offroad që mund tju nevojiten. Disa që tërheqin vëmendjen janë të parat goma që mund të lidhen me disqet në rast të uljes së presionit të ajrit brenda gomave, me të ashtuquajturat beadlocks. Një beadlock do të kushtojë 205$ teksa gomat që mund të lidhen në mënyrë të tillë me diskun do të jenë një opsion që kushton 1895$, siç mund ti shihni në foton e mëposhtme.
Opsioni i dytë është mbrojtsja nga poshtë nga Mopar, që ka përbërje alumini dhe mbron pjesët e poshtme të makinës kur terreni është i thepisur dhe i ashpër. Një opsion i tillë kushton 1195$. Opsioni i tretë përfshin një strukturë metalike në pjesën e kabinës së TRX që ndihmon në siguri por edhe në në vendosjen e aksesorëve të tjerë si dritat LED me çmimin e 595$. Qershia mbi tortë është një vend për gomën rezerve që vendoset në kazanin e makinës, një opsion i nevojshëm kur dilni për offroad.
Në fund, ka dhe aksesorë tipik si mbulesa dyshemeje dhe mbulesa kazani, por për çfarë jemi më të emocionuar janë ato çfarë përmendëm më sipër. Duke që Dodge i ka dhënë shumë përparësi aftësive offroad të Ram 1500TRX dhe ka besim që do të jetë një nivel më lart konkurrencës.