Share with:


Christian von Koenigsegg shpjegon se pse makinat e tij nuk kane garuar kurrë në Le Mans dhe gjithashtu pse nuk ka për qëllim të marrë pjesë në klasin e garave Hyper.
Dhe pse prodhon disa nga makinat më të avancuara në botë, Koenigsegg momentalisht nuk ka një skuadër garash. Kjo nuk vjen si pasojë e neglizhencës ose mungesës së tentativave për një të tillë. Themeluesi i kompanisë tregon se Koenigsegg ka prodhuar një makinë gare me qëllimin për të marrë pjesë në garën 24 orëshe të Le Mans që në fillimet e kompanisë. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi kurrë, dhe prodhuesi Suedez zbulon arsyet se pse ambiciet e tij për të marrë pjesë në garat Le Mans nuk u realizuan.

Në 2007 Koenigsegg ndërtoi një makinë gare plotësisht funksionale, që ndiqte me përpikmëri rregullat 1 e FIA për garat GT.
CCGT, do të ishte makina e parë e garave nga Koenigsegg. Ajo kishte ngjashmëri nga pikëpamja estetike me modelin e dytë të makinave të prodhuara nga kompania Suedeze, CCR dhe origjina e emrit vinte nga prototipi i parë i Koenigsegg, CC. CCGT ishte dizenjuar për tu përputhur me standartet e GT1, maksimumi 2 metra e gjerë dhe kabina duhej të mbulonte të paktën 70% të gjerësisë së përgjithshme të automjetit. Pesha, me serbator bosh dhe pa shtesa ishte 998kg, e cila ishte qartazi nën standartet e GT1, që do të thotë se CCGT do ti nënshtrohej shtimit të peshës.Makina fuqizohej nga një motorr V8
N/A dhe prodhonte 600 kuaj fuqi.

Gjithçka ndryshoi kur pas 2 muajsh me prova të CCGT, ACO dhe FIA vendosën të ndryshojnë rregullat. Organizatat vendosën të ndalojnë kabinat e karbon-it, e cila ishte në zemër të çdo Koenigsegg dhe gjithashtu të CCGT.
Numri i makinave si seri prodhimi po ashtu u rrit ndjeshëm. Më përpara një prodhues makinash duhet të prodhonte 20 ekzemplarë të makinës së garave, të cilat ishin të ligjshme në rrugë. Pas ndryshimit në 2007, numri u rrit në 350, gjë që penalizonte kompaninë e vogël Koenigseg dhe e bënte të pamundur për tu realizuar. CCGT doli jashtë klasifikimit ende pa marrë pjesë në asnjë garë.

Ndryshimet e reja e nxorrën Koenigsegg jashtë loje. Edhe nëse do të merrnin pjesë në garat GT, kundërshtarēt e tyre do të ishin Porsche 911 dhe Ferrari 488- makina që përcjellin performancë të ndryshme nga Koenigsegg, i cili varionte nga 500,000$ minimumi, por dhe në qoftë se do të merrte pjesë, makina do të degradonte nga aspekti i performancës, për shkak të kufizimeve.

Kështu, ëndrra e garës së Koenigsegg vdiq në 2007, ende pa u bërë e vërtetë.
WEC, klasi i ri i garave Hyper, i përshtatet karakteristikave dhe kritereve të prodhimit të prodhuesit Suedez të makinave, por pas zhgënjimit të 2007, Koenigsegg nuk është ende i bindur për pjesëmarrjen.

Nga Eni Selita

Share with:


protire