E keni vënë re se sa herë flitet për një supermakinë ajo krahasohet me një klasike, sidomos me F40 dhe sidomos nese është turbo. Ferrari F40 në fakt është një makinë pa kompromise, fuqi e pastër por e vështirë për tu ngarë. Komforti i makinës nuk është marrë parasysh fare nga dizenjuesit e tij. Ka turbo gjigande që kombinuar me mungesën e ferkimit të duhur me rrugën kërkojnë që shoferi të jetë i sjellshem me pedalen e gazit nqs nuk do oversteer në çdo kthesë.
Mbajtësja e paneleve të karbonit duket sikur është vendosur nga një 4 vjeçar. Pas F40 ka një tërheqje që lidhet më shumë me ikonën e Ferrarit dhe jo shumë pas makinës.
Pas 30 vitesh që F40 ka dalë, ai akoma përdoret si një matës për supermakinat e reja që dalin. E vertet që janë të pakta supermakinat që kanë arritur ti afrohen, sikurse të marrim 488 GTB si më të afërmin. A quhet një makine e tillë një supermakinë edhe pse është ekstremisht e shpejtë? Jo, sepse më shumë i ngjason një R35 GTR që shkon në Itali për një operacion plastik, sesa një Ferrari.
Duke parë supermakinat e reja dhe sa herë dikush hipën në një supermakinë të modernizuar, të shpejtë, të mbi-inxhinieruar, të kompjuterizuar, na kujton se çfarë jemi duke humbur.