Sigurisht kur vjen fjala te garat, një Lamborghini Huracan si ky i policisë italiane do të rrëmbente shumë zemra, por kur përdoret për një kauzë më të rëndësishme, kjo është më mbresëlënëse.
Një gjest i tillë është bërë nga policia italiane, teksa kanë transportuar veshkën e një dhuruesi me urgjenc të madhe 480 km larg, dhe rruga i ka marrë vetëm 2 orë. I njëjti udhëtim zakonisht zgjat 6 orë, por duke përdorur privilegjet e policisë dhe shpejtësinë e një Lamborghini Huracan, në vetëm 120 minuta veshka u përcoll tek i sëmuri. Shpejtësia mesatare e makinës, 235 km/h.
Policia italiane e ka marrë këtë Huracan në vitin 2017 dhe ai është i bërë posaçërisht për të tilla raste. Rastësisht ai kishte një frigorifer dhe një defibrilator, pajisje të cilat e bënin perfekte për këtë task i cili zakonisht kryhet nga helikopterët.
Grazie alla nostra @Lamborghini Huracan abbiamo trasportato in tempo il rene di un donatore per il trapianto a una persona
“Per salvare una vita non servono superpoteri” anche solidarietà, tecnologia ed efficienza aiutano @CNTrapianti @MinisteroSalute #essercisempre#5novembre pic.twitter.com/teUxqbMgvW— Polizia di Stato (@poliziadistato) November 5, 2020