Share with:


Gara e sotme e F1 në Bahrain Grand Prix u anullua që xhiron e parë teksa Romain Grosjean pësoi një aksident dramatik që mos të ishte për sigurinë e makinës, do të kishtë qënë fatal. Francezi arriti të shpëtonte pa asnjë dëmtim teksa makina ngeci në barrier dhe mori flak.
Gara vetëm sa kishte filluar dhe Grosjean ishte i në pozicionin e 19, dhe duke lëvizur në pistë preket me makinën e Daniil Kvyat duke dale nga pista dhe goditur barrierën mbrojtëse në kthesën 3.


Makina, e mbushur me karburant, u dëmtua totalisht dhe menjëherë mori flak ndërkohë që marshallët nxitonin për në pistë. Grosjean ja doli të dilte në kohë nga makina në djegje e sipër dhe sipas disa raportimeve ka pësuar vetëm disa djegje të lehta në duar dhe kyçe por në përgjithësi është në rregull. Flamuri i kuq u ngrit në garë dhe ajo rifilloi nga e para kur barriera u rregullua dhe francezi u dërguar në urgjencë.

Share with:


protire