BMW ka në plan dy versione të tjerë për BMW M5, një hibride me rreth 700kuaj dhe një plotësisht elektrike me 1000kuaj i cili do të jetë dhe BMW M5 më kulminante.
BMW M5 mori një ndryshim të vogël këto kohë, duke përfituar një fytyrë më të egër dhe më elegante, por pa ndryshuar gjeneratë. Qarkullojnë fjalë që BMW M5 e ardhshme do të ketë shumë ndryshime në lidhje me fuqizimin e makinës nga e cila pritet që të shtohen versionet plotësisht elektrik dhe hibrid.
BMW prezantoi para ca kohësh një BMW Seria 5 me 3 motorë elektrik, dy për aksin e pasëm dhe një për të parin, me një fuqi prej 710 kuajsh në total. Por sipas një raporti nga Car Magazine, M5 e ardhshme do të ketë motor të fuqishëm prej 250kW, që do i mundësojnë fuqi deri në 1000kuaj.
Qëllimi është arritja e shpejtësise 100km/h shumë poshtë 3 sekondshit, duke patur përsëri një rreze prej 650km. Njësoj si një Porsche Taycan, pritet karikim me 800 volt për një rimbushje sa më të shpejtë si psh 80% në 20 minuta.
Kurse versioni hibrid pritet të ndajë të njëjtën linjë motori me BMW X8 M, me një V8 benzine e ndihmuar nga 2 motorë elektrik me një rreze prej 65 km vetëm nga motorët elektrik.
BMW ka konfirmuar që dhe Seria 7 e ardhshme do të ketë version plotësisht elektrik që shpresojmë të ketë shifra fuqie me 4 karaktere. Por këto mund tja lëmë vetëm kohës, pasi për të paktën 4 vitet e ardhshme nuk pritet të lançohet një gjeneratë tjetër e M5 apo Serisë 7.