No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Teknologjia e ndjekjes së levizjeve të syrit na lejon të shohim levizjet që syri i një piloti të F1 si Nico Hulkenberg bën.

Ne dimë pamjen që një pilot i një makine të F1 sheh kur është në timon, por ku saktësisht fokusohet ai dhe çfarë objektesh dhe lëvizjesh ndjekin sytë e tij?

Subjekti i testimin vesh një palë syze me teknologji të lartë që kanë pamjen e një palë syzeve normale por sjanë aspak të tilla. Ato janë të pajisura me 5 kamera infrared, që ndjekin lëvizjet e syrit. Informacioni nga syzet më pas transmetohet në videon e rregjistuar nga kamera e vendosur përpallë shoferit në formën e një pike rozë, që tregon se ku përqëndrohet piloti.

Falë informacionit të grumbulluar ne mund të shohim gjithashtu edhe sa kohë i duhet Nicos të reagojë sapo gara fillon. Për çdo sinjal atij i duhen më pak se 100 milisekonda, që konsiderohet jashtë normave të njerëzimit.

Sigurisht mund të shohim dhe pika reference se ku e përqëndron shikimin piloti gjatë marrjes së kthesave në shpejtësi të tilla. I çuditshëm është fakti që ai asnjëherë nuk e shikon timonin e makinës dhe e di saktësisht se ku janë butonat që duhet të shtypë kur i duhen. Dritat e ndërrimit të marsheve janë në rrezen e tij të shikimit kështuqë ai nuk humbet kohë të fokusohet tëk ato.

Truri i Hulkenberg apo dhe çdo piloti garash është i trajnuar të reagojë me saktësi për çdo detaj që i përket ngarjes së makinës dhe kjo është dokumentuar më së miri në videon e mëposhtme.

Share with: