Share with:


ABS do te thotë: Anti-lock Brake System ose në shqip sistemi që nuk e lejon gomën teë bllokohet plotësisht.
Për cfare na shërben ABS ?
ABS na ndihmon në situatën e një frenimi të fortë ku në rastin e një makine pa abs goma do bllokohej 100% nga freni dhe mundësia për të manovruar me ane te timonit humbet totalisht dukeqënëse goma nuk ka më aftësinë rrotulluese për të bërë të mundur drejtimin.

Në rastin kur mjeti është i pajisur me sistemin ABS gjatë një frenimi të forte ABS nuk na lejon që goma të bllokohet kjo i jep shoferit mundesinë që dhe të frenojë në maksimum por dhe të shmanget duke perdorur tmionin.
Si e bën të mundur ABS dhe frenimin dhe drejtimin e makinës në të njëjten kohë?

Sistemi ABS perbëhet nga 4 faktorë
1. Sistemi kompjuterik ose ECU sic e njohim
2. Pompa e alkolit me presion të varjueshëm
3. Valvulat perkatëse për secilën gome
4. Sensorët e shpejtësisë ne secilën gomë

Ecu merr sinjal të vazhdueshëm nga sensorët e shpejtësisë që janë të montuar në secilën gomë në moment qe dallon se njëra ose më shume prej gomave rrotullohet me shpejtësi më të ulet se të tjerat pompa e ABS aktivizon valvulën përkatëse për të ulur presionin e dërguar në atë fren kjo ben që goma të rrimarë njëfarë shpejtësie dhe mos lejuar bllokimin e saj. Një sistem normal ABS ka aftesinë që ta bëj këtë rregullim presioni deri në 15 herë në sekondë për secilën gomë individualisht, nga hapja dhe mbyllja kaq e shpeshtë e valvulave vjen dhe ajo zhurma tipike kur aktivizohet ABS gjithashtu dhe ndjesia e pedalit të frenës dukeqënëse ABS e rikthen mbrapsh një pjesë të alkolit që ngelet tepër.

Valvulat që hapen dhe mbyllen ndodhen në rrugët e alkolit të frenave për secilën gome ato kanë 3 stade pune.

1. Të hapura totalisht ku alkoli është i lirë të kaloj drejt frenit me force te plotë.
2. Të mbyllura totalish ku alkoli bllokohet dhe presioni tek freni humbet totalisht.
3. Gjysëm të hapura ku presioni për tek freni është i reduktuar sipas nevojës që kërkon ECU.

Ecu përkatëse për ABS është e programuar në mënyre të atillë që në disa raste si përshëmbull kur marrim një kthesë të fortë dhe gomat që jane në anën e brendëshme të kthesës bëjne një rrotullim më të ngadaltë se ato në anën e jashtme sistemi ABS mos të nderhyje dukeqënëse nuk është vërtet i nevojshem në këtë rast pavarsisht se dy prej gomave kanë shpejtësi më të ulet se dy të tjerat por jo gjithmonë kjo diferencë do të thotë që gomat po shkojnë drejt bllokimit të plotë.
Sistemi ABS ka dhe nje drite në kroskot për të na sinjalizuar kur dicka nuk shkon mirë tek një prej komponentëve te ABS, drita zakonisht është në ngjyrën e verdhë dhe shkruan fjalen ABS

Sensori i shpejtësise në mjetet e sotme ndodhet në brendesi të mocos (hub) dhe i drejtuar për tek unaza me dhembëzime që i jep sinjal sensorit nëpërmjet fushës magnetike.

Pompa e ABS që bën rregullimin e presionit si dhe ka në brendesi valvulat për hapjen dhe mbylljen e rrugëve të alkolit në drejtim të frenave.

Sistemi kompjuterik ose ECU qe kontrollon veprimin e sistemit ABS.

Share with:


protire