Çfarë duhet të dini për Lamborghini Sian, supermakinën më të fuqishme të Lamborghini-t

Share with:


Lamborghini Sian nuk është vetëm hibridi i parë i markës prestigjioze, por edhe super makina e saj më e fuqishme e prodhuar ndonjëherë për rrugë. Sigurisht qe kjo është mënyra më e mirë për të prezantuar super makinën e parë me një motorr elektrik. Por në fund të fundit, Lamborghini është një prodhues që gjithmonë shkakton “trazira” dhe inovacion në gjithçka që bën. Me një motor me konfigurim V12 e me aspirim natyral që gjeneron 785 kuaj fuqi, kontributi i motorit elektrik çon fuqinë totale në një shifër mahnitëse prej 819 kf.
Sian arrin 62(100 kmh) milje në orë në 2.8 sekonda dhe arrin të nxjerrë mbi 220 milje në orë (350+ km/h) nëse mund të gjeni rrugë të mjaftueshme (dhe lejen përkatëse) për ta realizuar atë.

785 kuajt e V12-ës janë prodhimi më i lartë ndonjëherë nga një motor Lamborghini,që arrihet në vlerën marramendëse prej 8,500 rpm. Së bashku me motorin elektronik 48 volt 34 kf, Sian ka një raport peshë-fuqi që tejkalon atë të Aventador SVJ.
I pozicionuar midis motorit dhe transmisionit automatik me shtatë shpejtësi, motori elektrik ka benefite të shumëfishta: përmirëson efikasitetin, shton nxitimin kur përshpejton fort edhe në shpejtësi shumë të ulët – të tilla si kur parkoni – motori elektrik është gjithçka që nevojitet për të furnizuar Sian. Kjo super makinë është e pajisur me një sistem drejtimi AWD(të katërta rrotat aktive) me një kontrollues elektronik dhe një diferencial të pasëm mekanik me vetë-mbyllje.

Nuk do të ishte një Lambo n.q.s nuk do e karakterizonte një design unik e mbresëlënës, që frymëzohet nga heronjtë e së shkuarës si Countach. Dritat e parme në formë Y, së bashku me vijën e gjatë Gandini dhe dritat e pasme gjashtëkëndore bëjnë të pamundur ta ngatërrosh këtë makinë me asgjë tjetër përvecse një Lamborghini.
Nëse dëshironi të bëni tuajën një, datat e disponueshmërisë nuk janë konfirmuar ende, por edhe nëse do të ishin, nuk do të kishte rëndësi: Vetëm 63 Sianë janë llogaritur për tu prodhuar dhe Lamborghini do të sigurohet që secila prej tyre të ndërtohet për klientët sipas shijes specifike me një çmim fillestar prej 3.6 milion dollarë.

Shijioni fotot!

Share with:


protire