Motorri Diesel është shpikur për herë të parë në 1878 nga Rudolf Diesel, një inxhinier Gjerman. Rudolfit nuk i pëlqente rendimenti që kishin motorrët me avull të asaj kohe. Ai donte diçka më të fuqishme dhe më efikase në konsum, një motorr diesel (nafte).
Motorrin diesel e gjejmë në dy forma, me dy cikle dhe me katër cikle. Sistemi me dy cikle është i përdorur më së shumti në motorret industrialë të anijeve të mëdha ose makinerive gjigande.
Ndërsa motorri me katër cikle përdoret dhe sot në mjetet e vogla, si veturat ose gjeneratorët.
Motorrët më naftë punojnë në këtë lloj forme: Në ciklin e parë ato thithin një sasi ajri. Në ciklin e dytë ky ajër ngjeshet nga pistoni e si pasojë ajri nxhehet deri në një temperaturë 500 gradë celcius. Presioni arrin deri 40bar dhe kur ai është pothuajse në pikën e sipërme të vdekjes, injektohet nafta që digjet pothuajse menjëherë në atë temperature. Cikli i tretë është djegia e naftës dhe perftimi i fuqisë që transmetohet ne kollodok. Cikli i katërt shërben për nxjerrjen e gazrave të mbetur në ciklin e tretë dhe pastrimin e cilindrit për t’u bërë gati që të thithi ajrin e freskët dhe cikli katër kohësh të përsëritet.
Motorret Diesel ( me naftë ) shquhen për efikasitetin që kanë. Një nga arsyet që i bën ata kaq efikasë është sepse kanë një raport ajër-karburant shumë të varfër në krahasim me motorrët me benzinë.
Pse motorri me benzinë nuk ka të njejtin raport me atë diesel ?
Nafta ka vetinë që mund të vetëndizet më kollaj në temperaturë dhe presion më të ulet ne krahasim me benzinën. Kjo e bën motorrin Diesel të ketë më shumë efiçencë.
Duke ngjeshur vetëm ajër në ciklin e dytë ne nuk kemi rrezik për detonim si në motorrat e benzinës, të cilët ngjeshin ajrin bashkë me karburant (benzinë), kjo ndihmon për të bërë një djegie më të mirë me më pak sasi karburanti, prandaj dhe motorrët e naftës janë ekonomik.
Motorri Diesel ka dhe disa të këqija. Një prej tyre është dhe zhurma që krijon. Në momentin që nafta vetëndizet, presioni në dhomën e djegies pëson një rritje shumë të madhe për një kohë të shkurtër. Kjo sjell atë zhurmën karakteristike në një motorr me naftë.
E keqja tjetër na vjen sërish prej vetëndezjes. Rritja e mënjehershme e presionit i konsumon më shpejt pjesët e brendshme të motorrit e si pasojë motorri Diesel ka një jetëgjatësi më të shkurtër se sa ai me benzinë.
Ndiqni video për të kuptuar edhe më mirë se si funksionon një motorr Diesel.