Donkervoort D8-GTO arrin forca 2G në kthesa.

Share with:


Donkervoort D8-GTO JD70 për ata që se njohin, është një makinë shumë e shpejtë. Përdor një nga motorët më të mirë të Audit, 2.5L me 5 pistona dhe sipas deklaratave nga kompania mund të arrijë 100km/h për 2.7 sekonda. Dhe 200km/h për një shifër të pabesueshme prej 7.7 sekondash.

Nqs mendoni se një makinë kaq e shpejtë smund të jetë e mirë në kthesa, e keni gabim. Sepse ky mjet ka tërheqëse në 2G.

Lajmi më i keq është se vetëm 70 do ndërtohen, të gjithë me motorin e audit me 415 kuaj dhe 520NM torque. Vjen me një kamio Tremec me 5 marsha manual dhe një sistem gazrash që i përshtatet potencialit të 2.5L.

Timonin ndihmohet nga një sistem elektronik me opsionin për ta fikur ose ndezur, amortizator dhe susta të rregullueshme të bëra specifikisht për Donkervoort. Para dhe mbrapa ka të instaluar shufra anti-roll, dhe një sistem tërheqjeje të adaptueshëm.

Të gjitha janë të hedhura sipër një shasie çeliku dhe me shtesa të karbonit si dhe mbulime kevlari. Qershia mbi tortë është pesha e tij që arrin rreth 700kg ose më poshtë varur nga opsionet.

Një tjetër lajm i keq është që kushton 163,000€ pa përfshirë taksat. A do e konsideronit me një çmim të tillë?

Share with:


protire