Një nga projektet më interesante të Mercedes Benz është sigurisht AMG Project One, një supermakinë e prezantuar për herë të parë në Frankfurt Motor Shoë në 2017. Ajo u publikua me ndihmën e kampionit të F1, Lewis Hamilton, por që atëherë gjërat kanë qënë disi të qeta. Tashmë Mercedes ka nxjerrë sërisht Hamilton për të prezantuar aerodinamikën aktive të Project One në një mënyre madhështore.
Në video vihet re një detaj i rëndësishëm që si duket Mercedes Benz do që njerëzit ta dijnë, pra që Project One mund të operojë dhe në gjendje totalisht elektrike, pasi në disa fragmente zhurma e motorit nuk dëgjohet fare. Sapo kalon pit stop-in, Hamilton aktivizon nga timoni modalitetin e R+ që e shndërron këtë makinë në një përbindësh piste. Së pari motori V6 me 1000 kuaj i derivuar nga F1 hyn në punë, bishti gjigand i prapëm hapet dhe një sërë zgjatimesh të tjera.
Project One ka pasur dhe do ketë një rrugë të gjatë para se të mbërrijë në fazën e prodhimit, teksa problemi qëndron kryesisht tek besueshmërija dhe emetimet.