No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

E shumëpritura nga Hennessey, një nga makinat më të përfolura ndër vite, është padyshim Venom F5. Pretendohet të jetë ndër makinat më të shpejta në planet dhe pse është prezantuar që nga 2017. Tashmë Hennessey ka bërë të ditur për publikun specifikimet e saj në versionin e prodhimit, që përfshin fuqi më të mëdha se 1800 kuaj nga një motor V8 me dy turbo dhe një shpejtësi maksimale prej 480km/h+.

Tek versioni prototip, Hennessey thoshte që Venom F5 do të kishte diku tek 1600 kuaj por tani kjo shifër duket se është rritur. Torques arrin shifra si 1620NM me një redline në 8200rpm. Transmisioni është me freksion tek për çudi, me 7 marsha CIMA dhe marshe tek timoni si i themi ne. Një fuqi e tillë në një peshë relativisht të vogël, vetëm 1350kg ose njësoj sa një Cayman S, por vetëm se me fuqi 5 herë më të madhë se një i tillë.

Për sa i përket shifrave të performancës Hennessey deklaron kohë si 2.6 sekonda për 100km/h, 4.7 sekonda për 200km/h, 8.4 sekonda për 300km/h e kështu deri në një shpejtësi prej të paktën 500km/h. Duket sikur makinat që kalojnë barrierën e 500km/h sa vijnë e shtohen. Qëllimi i Hennessey është të mposhtë rekordet e vendosura nga Bugatti, SSC dhe Koenigsegg.

Pritet që Hennessey të ndërtojë vetëm 21 copë Venom F5 me një çmim prej 2.1 milion $ nga të cilat 14 duket se janë shitur.

Share with:


speed