Pagani prezanton “Huayra R” monstra 838hp 9000rpm V12

THE PAGANI HUAYRA RTHE PAGANI HUAYRA RTHE PAGANI HUAYRA RTHE PAGANI HUAYRA RTHE PAGANI HUAYRA RTHE PAGANI HUAYRA RTHE PAGANI HUAYRA RTHE PAGANI HUAYRA R

Share with:


Pagani prezanton Huayra R e do të lejohet vetëm nëpër pista garash.
Prodhuesit e makinave kur nxjerin një version të limituar apo sportiv zakonisht punoj në disa detaje të vogla në trupin e makines për tu dukur më agresive dhe 20-25hp plus. Pagani në këtë rast ka bër cdo gjë të re për Huayra R ku gjëja më rëndësishme është motori. Ka një 6.0 V12 të rikonceptuar nga vet AMG dhe Pagani. Ky motor do të prodhojë 838hp,749Nm dhe xhiro maksimale 9000rpm. Detaji me I rëndësishëm, është aspirim natyral!
Shefi I shitjeve tek Pagani, Hannes Zanon tha se do tingëllojë si një makinë F1 e vjeter jo e re!!!

Pagani për herë të parë prezantoi Huayra në 2014 dhe cdo varjant egzistues ka motor 6.0 V12 por TwinTurbo. Pagani thotë se për versionin R cdo 6200 milje ose 10000 kilometra duhet të bëj servis e të ndryshohen apo ndrohen disa element në motor. Fatkeqsisht Huayra R nuk mund ti përshtatet standarteve të ndotjes e kjo është arsyeja pse nuk mund të jetë street legal.
Për fatlumet që do mund të zotërojnë këtë makinë do ken karbon në të katërta anët që do kthejnë kokën dhe zhurma e lartë e V12. Pagani gjithashtu mund të përshtas dhe marmitën e Huyara R për pistat që lejojnë deri në 110 decibel dhe për pistat e tjera që nuk ka limit, zhurma e krijuar do të thyej fasadat.
Në vënd të marsheve automatic me 7 marshe dopjo freksion, R merr një marsh dog-ring me gjashtë marshe I cili është sekuencial. Shasia është e përbër nga karbon dhe titani ku dhe është përdorur për herë të parë tek Huayra Roadster BC dhe tek R ajo është përforcuar me gati 50%.
Për sa I përket këpucevë të Huayra R do jenë Pirelli Slicks nga makinat GT3 e cilat do kenë 30-40% me shumë mbërthim pas tokës se sa ato standartet për rrugë. Do jenë 275/675R-19 para dhe 325/705R-19 mbrapa. Sistemi I frenimit do të jetë me qeramikë nga Brembo I posatshëm për këtë model e do të jenë 16.1 inch para dhe 15.4 mbrapa.
Sipas Pagani, makina do të ketë 1 ton downforce në shpejtësinë 320kph e do të peshojë bosh 1050kg. Thjeshtë duke kuptuar format aerodinamike që ka, kupton që përvec redline të lartë është bër për të thyer rekorde.
Në total do të prodhohen 30 cope dhe me shume mundësi janë shitur si cdo makinë e limituar por për kuriozitet kushton $3.1 milion.

Share with:


protire