Share with:


Edhe pse të tilla makina mund të jenë shumë të afta për offroad, kjo nuk do të thotë që janë të pashkatrueshme dhe se duhet të hidhen 3 metra në ajër.
Që nga dalja e gjeneratës së parë të F-150 Raptor, interneti është mbushur plot me video të tilla ku pronarët e makinave të reja offroad i fluturojnë ato disa metra.

Për ti ndihmuar në kërcim ata zakonisht prodhojne vet me dorë disa trampolina, si në rastin e këtij Dodge Ram 1500TRX, një makinë e sapo hedhur në treg. Edhe pse ndër mjetet më të mirëpajisur për offroad, me amortizator apostafat, përsëri një hedhje e tillë mund të rezultojë fatale.

Një video e tillë u krijua si challenge në vitin 2013 me moton “Let’s see how high we can get it” ose në shqip: “Le të shohim sa lart mund ta dërgojmë” dhe nisi me një Ford Raptor F-150.

Share with:


protire