No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Jo fotoja në cover nuk është photoshop, është e vërtet. Ngjarja ka ndodhur në pistën më të famshme të Brazilit, Interlagos. Një shofer i paditur i një Mercedes Benz GLA u drejtua në krahë të kundërt të pistës për tu ndaluar nga garuesit në një situatë që mund të rezultonte katastrofike.

Një situatë e tillë ndodhi dhe në Tetor, ku shoferi i një Mini Cooperi hyri përsëri në të njëjtën mënyrë në pistë. Shoferi i Mercedesit kishte të instaluar një GoPro në kabinën e tij dhe sapo ata shofin që makina të shpejtë po kalojnë, shprehet se padyshim kjo nuk është rruga e duhur dhe mundohen të kthehen në vend. Por aty ndodh të vijnë disa makina garash duke bllokuar kështu hyrjen në pit stop duke rrezikuar jashtëzakonisht shumë teksa një Camaro e modifikuar mezi frenon duke krijuar një re tymi.

Kjo na nxjerr në përfundimin se pista e Interlagos ka probleme sinjalistike, pra shumë shoferë rezultojnë të humbur kur hyjnë në pistë, por një gjë kaq e vogël mund të shkaktojë katastrofa. Mesa duke pista në Brazil ka nevojë për një dorë të miri investimi duke qënë se konsiderohet dhe kanditate për zhvillime turnesh botërore.

Share with:


speed