No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Mini publikojë një version totalisht elektrik të Cooper S vitin e shkuar dhe tani po punon për diçka më ekstreme elektrike. Kompania bëri të ditur lajmin që është në zhvillim e sipër të një Mini JCW tërësisht elektrik, duke publikuar kështu disa pamje të një prototipi EV me bodykitin e JCW GP në Nurburgring. Specifikimet teknike nuk janë bërë të ditura, por ajo çfarë dihet është që do të ketë më shumë fuqi sesa Cooper SE me 181 kuaj. Gjithë aerodinamike dhe bodykiti i egër tregon se Mini do që ky të jetë një makinë pothuajse gati garash dhe padyshim do të jetë një nga projektet më të frikshme të Minit.

Nga ana tjetër Volvo vendos që viti 2030 do të jetë i fundit i tyre për prodhimin e makinave me motor me djegje të brendshme. Volvo kishte deklaruar edhe më parë për kthimin në elektrike por asnjëherë skishte dhënë një datë. CEO i Volvos, Hakan Samuelsson tha për Financial Times që pret që Volvo të ketë mbaruar punë me motorat me djegje brenda 2030. Në fillim të vitit Volvo lançoi makinëne tyre të parë tërësisht elektrike XC40 Recharge dhe ka plane për një Polestar 2 të gjithën elektrike. A është ky një lajm i mirë apo i keq? I mirë për njerëzimin, i keq për adhuruesit e makinave.

Share with:


speed