No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Toyota Yaris GR mund të jetë një nga hot hatch-et më kontroversial të momentit, ndaj është dhe më e përfolura. Ajo u ndërtua si një homologim i një makine rally dhe është një nga makinat më emocinuese të momentit pasi ka një peshë shumë të vogël dhe sistemi awd. Ndoshta kjo është arsyeja pse e ka aq të lehtë të krahasohet me një hatch më të fuqishëm si kjo Honda Civic Type R.

Me plot 250 kuaj, Yaris GR nuk ka shumë diferencë fuqie nga Type R me 305 kuaj nga e cila është dhe 100 kg më e lehtë. Në shpejtësi të larta duket që Yaris e humb hovin e vet, duke qënë që motori i saj i vogël prej 1.6L me 3 pistona nuk është ndërtuar për të tilla gara. Ndërkohë Civic Type R duket se nuk e ka problem.

Sigurisht, në kushte perfekte, Yaris GR nuk mund të krahasohet me një Civic Type R, si në një garë drag apo dhe rolling. Civic Type R është më i shpejtë si në specifikime teknike, ashtu edhe në jetë reale. Pesha e ulët e Yaris GR, sistemi i saj awd, origjina nga garat rally e kthejnë në një lodër perfekte për adhuruesit e makinave dhe në kushte të tilla gare ajo mund të mposhtë dhe një makinë superiore si kjo Honda. Qejfi me një Yaris GR fillon në kushte të lagura.

Share with:


speed