Share with:


Honda S2000 është një makinë për tu marrë seriozisht në motorsport. Me një nga motorat më të fuqishëm NA me një redline që nuk ka fund kombinuar me një peshë dhe shpërndarje perfekte të saj, e bëjnë S2000 një makinë ëndërash për adhuruesit e makinave.

Kjo video nga Nochisuta në youtube tregon se pse kjo makinë është aq perfekte, dhe sesi duhet të ngitet ajo për ta shijuar.

Video zhvillohet në një nga rrugët më të famshme malore të quajtura togue, Gunsai Togue që gjendet në Japoni, në vendin ku dhe S2000 ka lindur. Një rrugë e tillë kërkon zotërim 100% të makinës dhe nuk toleron as gabimin më të vogël, sigurisht në shpejtësi të tilla.

Kulmi i video është kur S2000 ngrihet për disa momente totalisht në ajër për tu përplasur sërisht me asfaltit duke krijuar kështu dhe disa shkëndija nga impakti.

Share with:


protire