Share with:


Nqs nuk e keni dëgjuar, Ken Block nuk do të ngasi më një makinë në garën e ardhshme të Gymkhanës. Ai i liroi vendin Travis Pastrana, i cili në vend të një Ford ka një Subaru WRX STI të ndërtuar nga Vermont SportsCar. Së fundmi ata dolën një xhiro nga studiot e Hoonigan për një test drive si dhe një video me detaje rreth makinës.

Përmirësimet tek kjo Subaru janë mëse të dukshme, duke përfshirë shumë pjesë aerodinamikenë trup, shumica e të cilave janë aktive, pra të lëvizshme. Prania e fibrës së karbonit është e gjithanëshme, e punuar e gjitha tek Vermont SportCar. Çmenduria nuk mbaron tek trupi, sepse sapo hap kofanon e Subaru-s e sheh që aty ndodh magjia e vërtet. Të brendshmet vijnë nga programi për rally drejtpërdrejt nga Subaru dhe motori është modifikuar për plot 826 kuaj fuqi, e cila transmetohet në rrota me anë të një kamio sekuenciale Sadev me 6 marsha, njësoj si tek Mustang Unicorn me 1400 kuaj. Marmitat dalin nga kofano në një formë veprash arti.

Sigurisht kto detaje janë thjesht sipërfaqësore, për më shumë shihni videon.

Share with:


protire