Makinat që janë super të fuqishme dhe nuk ta japin përshtypjen kanë një vend special në zemrën tonë. Ky Golf 7 mund të jetë ndër më të veçantët që keni parë. Edhe pse duket sikur sapo ka dalë nga fabrika, në fakt fuqizohet nga një V8 dhe është më shumë një BMW sesa një VW. A po, e gjithë fuqia i shkon në gomat e pasme.
Golfi është ndërtuar nga Maailmanlopun Vehkeet, një skuadër drift inga Finlanda. Pjesa e përmarme e shasisë është zëvendësuar më atë të E36, teksa motori është një M60 V8 që gjendet tek seria 7 dhe 8. Pjesa e pasme e shasisë është marrë nga nje seria 5 E39 dhe e gjithë makina është përforcuar me një roll cage.
Motori supozohet të jetë stock, duke prodhuar kështu 282 kuaj dhe 400NM. Kjo fuqi është mëse e mjaftueshme për një makinë si Golf 7 për të krijuar disa re drifti.