No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Shihni motorin W12 të Bentley duke u asembluar me dorë

Share with:

Publicitet
protire

W12 e Bentley-t është një nga motorët më të mirë që prodhohet sot. Quhet W sepse në vend të formës tradicionale V, cilindrat e tij janë të vendosur në dy V që formojnë një W Ose si dy VR6, nejse.

Nqs i keni fiksim videot e motorave teksa asemblohen me mjeshtëri nga inxhinierët, kjo video 12 minutshe është ajo që ju duhet për sot. Videoja vjen nga fabrika e Bentley në Angli ku shpjegohet dhe tregohet gjithë procesi i montimit të motorit që përdoret në gjithë linjën e Bentley-t, si Bentayga, Continental GT, Flying Spur.

Videoja gjithashtu tregon edhe kur motori bashkohet me pjesën tjetër të makinës si kamion, shasinë, sunspensionin etj. Ka detaje të pothuajse çdo procesi si edhe një dyno pak para se motori të montohet në makinë. Ja vlen ta shihni gjithë videon.