Sigurisht një makinë me aspirim natural ka shumë efekte anësore. Si psh shumë zhurmë të frikshme dhe të mrekullueshme.
Turbo-t janë pajisje fantastike në vetvete, mund të themi shpikja e të gjitha kohërave, sidomos në motorsport. Ato dhurojnë shumë fuqi dhe kuaj pa shtuar shumë peshë. Por për sa i përket përgjigjes së motorit dhe zhurmës, asnjë nuk e mund një makinë me aspirim natural.
Kjo BMW M3 E36 e ndërtuar nga Stephane Emond nga Belgjika për garat hillclimb, përdor një motor S50 me 6 pistona në linjë i modifikuar për 400 kuaj pa ndihmën e ndonjë turboje. Sigurisht mund të ishtë më e lehtë dhe ndoshta me e fuqishme po të ndërtohej me një turbo, por duke vënë në konsideratë zhurmën, ja vlen totalisht.
Spo ju flasim më shumë dhe po ju lëmë të dëgjoni këngën më poshtë.