Share with:


Imagjinoni, një makinë me portobagazg që është po aq e shpejtë sa një Porsche 911 Turbo, më e mira e të gjitha botëve. Edhe pse Audi RS6 është shumë i shpejtë sapo del nga fabrika, me një performance si 0-100km/h për 3.2 sekonda, përsëri ky në video është projekt i çmendur. Me 591 kuaj fuqi nga një V8, kambio super të shpejtë me 8 marsha automatic, përsëri ka njërëz që duan më shumë fuqi dhe performancë.

Të tillë janë çunat e MTM nga gjermani, ku RS6 e re ka fituar plot 410 kuaj të tjerë shtesë, duke e çuar fuqinë në 1001 kuaj fuqi. Makina është testuar nga kanali i youtube të AutoTopNL dhe rezultatet që dolën ishin 2.79 sekonda për 100km/h dhe shpejtësi maksimale deri në 330km/h. Një station wagon që është në gjendje të lëjë mbrapa një 911 Turbo.

Share with:


protire