Keni ngarë ndonjëherë një Hellcat me 707 kuaj? Shumica besoj se jo. Nëse skeni provuar as këtë ndjesi, atëherë mendoni si është ndjesia e të ngarit një SSC Tuatara me 1750 kuaj.
Sigurisht mund të na ndihmojnë kamerat me këtë, teksa shofim këtë bishë amerikane të shkojë nga 100-200 km/h për 2.8 sekonda, kohë të cilën supermakinat e tjera e kanë për shpejtësi nga 0-100km/h.
Fuqizuar nga një 5.9L Twin Turbo V8, Tuatara prodhon 1350kuaj me benzinë 91 oktanshe, ndërsa potenciali i saj i vertët lëshohet duke përdor E85. Gjë e cila e shtyn SSC Tuatara-n me 400 kuaj më shumë.
Se çfarë di të bëje me kaq fuqi, jua tregon videoja, ku Tuatara shkon nga 100-200km/h po aq shpejt sa një Mclaren 720s shkon nga 0-100km/h. Për këtë e ndihmon koefiçenti i ulët i fërkimit me ajrin kjo pasojë e një aerodinamike të mrekullueshme. Ritmi i shpëjtësisë së saj ulet vetëm pas 250km/h me shumë pak, teksa fjalët thonë që SSC Tuatara është e aftë për shpejtësi mbi 480km/h.
Deri tani vetëm Bugatti dhe Koeniggseg kanë arritur shpejtësi të tilla, por duket që dhe një anëtar tjetër do i shtohet grupit.