Share with:


Kjo do të thotë që ka mundur dhe kohën e të plotëfuqishmit, Lamborghini Aventador SVJ. Por pa habi, pasi GT Black Series është një nga makinat më ekstreme prodhuar nga Mercedes Benz. Aerodinamika të frymëzuara nga GT3, pamje e egër dhe plot 720 kuaj nga një V8 me dy turbo e bëjnë një nga mjetet më ekstreme legale për rrugë.

Një video e postuar nga Misha Charoudin, një i apasionuar pas pistës së Nurburgring, ka publikuar një video të GT Black Series në Nurburgring ku ai e ka parë duke thyer rekordin e pistës. Ai mati kohën nga fillimi në fund të GT dhe mesa duket ajo ishte 1 sekond më e shpejtë se Aventador SVJ me një kohë prej 6:43.

Mercedes nuk e ka konfirmuar kohën e GT në Nurburgring, por ata kanë bërë testime në pistë, konfirmuar nga piloti i Mercedes Benz, Maro Engle, nga një postim në twitter. Kjo nuk është hera e parë që një GT Black Series testohet në pistë teksa javën e kaluar ai arriti të dilte i dyti në pistën gjermane të Hockenheimring ku në vend të parë qëndron McLaren Senna.

Share with:


protire