Ndryshon leja e qarkullimit të makinave, gjithçka çfarë duhet të dini

Share with:


Së fundmi është bërë një postim zyrtar nga autoriteti përgjegjës për lëvizjen e automjeteve, DPSHTRR. Me anë të një postimi në facebook ata kanë lajmëruar dhe konfirmuar lajmin e mirë të ndryshimit të disa kushteve për sa i përket lejes së qarkullimit duke lehtësuar shumë punë dhe shkurtuar shumë kosto direkte dhe indirekte për qytetarët ngarës të automjeteve. Përvec dizajnit, ka dhe shumë ndryshime funksionale.

Postimi zyrtar thotë:

“Tjetër RISI dhe LAJM I MIRË për Automotorizimin Shqiptar! DPSHTRR ka propozuar dhe miratuar pranë MIE formatin e ri të Lejes së Qarkullimit të Mjetit Rrugor të regjistruar në Shqipëri! Ky operacion (bazuar në numrin e pritshëm të shërbimeve) do t’ju kursejë qytetarëve ~1.35 milionë Euro për vitin 2021!

🟢AVANTAZHET direkte për qytetarët:
🔺Sot paguhet 3,500 lekë së bashku për lejen aktuale, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit! DPSHTRR po përgatit procedurën teknike për lëshimin, personalizimin e dokumentit të ri unik që do kushtojë 2,100 lekë, -40%!
🔺Leja e re nuk do ketë vula kolaudimi, për rrjedhojë nuk do bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale!
🔺Leja e re nuk ka afat vlefshmërie! (Leja aktuale për shkak të vulave të kolaudimit duhet të rinovohej, për kategori të caktuara mjetesh, çdo 5 ose çdo 10 vjet)
🔺Leja e re përfshin të dhëna shtesë qiradhënësi mjeti dhe përdoruesi mjeti dhe do gjenerohet përmes sistemit të ri elektronik, platforma e re eDPSHTRR!
🔺Leja e re unifikon të dhënat dhe eliminon Certifikatën e Pronësisë së Mjetit! (Hiqet një dokument, fitohet kohë)
🔺Leja e re nuk dëmtohet nga lagështia ose palosjet, nuk griset si leja aktuale!
🔺Leja e re përmban elementet e sigurisë të detyrueshme nga Direktiva si: ëatermark – ose logo identifikuese në brumin e letrës speciale që dallohet vetëm nëse shikohet përmes dritës; fluorescent fibres – ose fije fluoreshente që dallohen vetëm me rreze ultraviolet; fluorescent imprints – ose logo identifikuese e dallueshme vetëm me rreze ultraviolet; hologramë – ose stampë e shndërritshme e integruar në materialin e letrës nga prodhuesi me dizajn të personalizuar!
🔺Leja e re do ketë edhe elementë të tjerë sigurie shtesë si QR code i personalizuar drejtpërdrejt nga sistemi i ri eDPSHTRR, mikrotekst, vizatim ose grafika që ndryshojnë ngjyrën në këndvështrime të ndryshme të dritës, etj!
🔺Cilësia dhe vetitë e letrës së lejes së re do të jenë speciale, e njëjtë me dokumentet e qarkullimit të mjeteve gjermane! Zvogëlohet në maksimum mundësia e manipulimit të të dhënave, për pasojë garantohet besueshmëria në qarkullim dhe për çdo verifikim nga autoritetet e kontrollit brenda/jashtë vendit! (ndryshe nga leja aktuale)
🔺Leja e re do jetë më e vogël, me tre pjesë, më praktike e rezistente, si edhe me çdo të dhënë të mjetit, të kodifikuar!
🔺Leja e re, falë cilësisë, sigurisë dhe përputhshmërisë me Direktivën 1999/37/EC e 29 Prillit 1999 (e përditësuar, 2014), eliminon nevojën për Leje Ndërkombëtare Mjeti! Qytetari që udhëton jashtë vendit lehtësohet nga kosto e angari kohore, sepse sot i duhet që çdo 3 vjet të kërkojë e paguajë leje ndërkombëtare!
🟡SQARIM PLOTËSUES‼️
🔺Leja e re, sapo të jetë disponibël, do jepet për veprimet e reja me mjetin! Leja e re NUK është e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit!
🔺Leja e re jo vetëm rrit standardet, por edhe u kursen, kohë e para, qytetarëve!”

Se kur dhe si do të futet në përdorim leja e re mbetet për tu parë, por rëndësi momentalisht kanë hapat e mira që po merren në kuadër të drejtuesve të automjeteve.

Share with:


protire