Renditja e besueshmërisë së makinave bëhet nga një organizatë e quajtur Consumer Reports, të cilë me flotën e tyre të makinave dhe pyetësorët e ndryshëm marrin statistika në lidhje me besueshmërinë e makinave. Ditën e djeshme, CR publikoi rezultatet vjetor për besueshmërinë e makinave, ku Mazda kishte zënë vendin e parë. Dhe saktësisht kush model? Miata. Nëse donit një arsye më shumë për të blerë një nga makinat sportive më cool të momentit, tashmë e keni.
Pozicione jo të habitshme janë ata të Toyotës në vend të dytë dhe Lexusit në vend të tretë që ndiqeshin nga Buick dhe Honda në vend të 5. Në fund të listës ishte Lincoln, për shkak të problemeve me modelin e tyre Aviator, që ndan platformë të njëjtë me Ford Explorer. Këtu keni lajme dhe guidën nga CR për më shumë informacione.