Makina më e shtrenjtë në bote është zbuluar për publikun

Share with:


Çmimi është 28 Milion Dollarë!
Rolls-Royce zyrtarisht ka shfaqur veturën Boat Tail. Kjo kryevepër i është prezantuar publikut për herë të parë në dy dhe tre Tetor në Concorso d’Eleganza Villa d’Este.
Rolls-Royce Boat Tail ( me bishtin si varkë) është makina më e shtrenjtë në botë, e kalon edhe çmimin prej 13 milion dollarësh të Rolls-Royce Swept Tail të 2017. Boat Tail kushton 28 milion dollarë dhe nga këto do të ndërtohen vetëm tre modele.
Kjo është hera e parë që Boat Tail u nxor në publik për të ftuar dhe gazetare për ta analizuar dhe admiruar, detajet dhe ndërtimi i këtij mjeti janë dizajnuar dhe nderuar në mënyre artizanale tek shtëpinë e Rolls Royce, një projekt qe zgjati rreth katër vjet.
Kjo makine përfaqëson një veper shume thelbësore për sektorin e gjere të mallrave të luksit. Interieri dhe eksterieri janë dizajnuar sipas specifikimeve të klientëve dhe ka mundësi për ndryshime si punime dore apo ngjyre sipas modeleve të fundit.

Share with:


protire