Të gjithë e dimë që ne shqiptarët vdesim pak për të kursyer, e sidomos kur vjen puna tek karburanti. S’kemi lënë mjet pa bërë me gas! Nga TSI e FSI e deri tek MPI-të e thjeshta, nga motorr I3 e deri tek V10 e mbase V12. Por a ju ka shkuar ndonjëherë në mendje, cila mund të jetë makina më e shpejtë LPG në botë?
Përgjigjen e ka G-Power, me një model M5 E60 e emërtuar prej tyre “Hurricane GS”. G-Power eshte nje nga tunerat me te njohur per BMW me setin e tyre me dopjo kompresor. Per me shume mbi kete tuner kliko: G-Power
Hurricane GS ka një paketë SK2 të konvertimit NË LPG dhe dy kompresorë nga marka e mirënjohur ASA, një intercooler me ujë dhe sigurisht ECU të riprogrmuaru. Falë këtyre modifikimeve V10-ta pesëmijëshe që ka poshtë kofanos arrin të gjenerojë 650 kuaj dhe 650Nm forcë spërdredhëse! M5 ka një kohë prej 4.6 sekondash për 0-100 km/h, 11.4 sekondash për 0-200 km/h dhe një shpejtësi maksimale prej 333 km/h.
Megjithëse G-Power e shet shtrenjtë faktin që një litër gas është pothuajse 1/3 e vlerës së një litri benzinë, gjithë sistemi i konvertimit në LPG kap vlerën e 33.500 €, pa përfshirë këtu hakun e punës. E nëqoftëse ky fakt ende s’ju ka bindur, nqs jeni ambjentalistë, bëni gjumin e qetë, sepse kjo M5 emeton 15% më pak mbetje CO2.
Rekordin e mëparshëm e mbante po një BMW, si makina më e shpejtë LPG. Një E92 M3 AC SCHNITZER e cila arrin shpejtësinë prej 318 km/h.
Cili ka qenë mjeti më sportiv që ju kemi ngarë LPG, ose keni menduar për t’a blerë e për t’a konvertuar? Na thoni në komentet më poshtë!