No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Lamborghini Essenza SCV12 i dedikuar për pistë nga kujton V12 klasike

Share with:


Pasi Lamborghini deklaroi se V12 e tij do të kthehej në hibride, ky përbindësh me 830 kuaj rikujton dhe njëher kohët e vjetra me V12.

Publicitet
protire

Që nga 1963 çdo makinë kryesore e lamborghinit ka qënë e fuqizuar nga një V12 kryesisht e aspiruar pa turbo. Duket se ditëve të këtyre V12 po i vjen fundi duke u zëvendësuar nga sisteme hibride si në rastin e Lamborghini Sian. Por para se kjo të ndodhë, lamborghini po i respekton kohët e vjetra duke krijuar makina speciale siç është ky Essenza SCV12.

Kjo makinë e dedikuar për pistë fuqizohet nga motori më i fuqishëm nga Lamborghini, një 6.5L V12 që prodhon 830 kuaj fuqi. Nga anët e tjera, është një makinë garash e pastër me trup të ndërtuar me fibër karboni, një kamio me 6 marsha sekuenciale dhe një aerodinamike që krijon më shumë forcë fërkimi sesa një makinë e GT3. Raporti peshë-sasi është 1.66kuaj/kg , dhe si makinë Essenza peshon rreth 1300kg, që do të thotë që është më e rëndë se një makinë e GT3 por më e fuqishme gjithashtu.

Në brendësi Essenza është goxha e egër por edhe elegante. Tipike është timoni i ngjashëm me makinat e garave me shumë butona dhe çelësa. Sigurisht ka shumë çarje ajri dhe sedilje bucket.

Lamborghini akoma ska bërë të ditur çmimin e tij për Essenza SCV12, po planifikohen të prodhohen vetëm 40 shembuj. Njësoj si makinat e serisë FXX të Ferrarit, Essenza SCV12 do të jetojë në shtëpinë e Lamborghinit, pra në fabrikat e tij dhe do jetë publike vetëm nëpër evente garash.