Një specialisht i konvertimeve të makinave me motor me djegje në elektrike ka zbuluar projektin e tij të fundit , një Rolls Royce Phantom V, një makinë klasike të modernizuar. Ai premton 480km me një rimbushje dhe shumë funksione moderne, por vjen dhe me një çmim të kripur gjithashtu.
Një makinë si Phantom V nuk ka nevojë të prezantohet sepse historia flet për të duke qënë se ka qënë gjithmonë zgjedhja e parë për shumë njërëz të rëndësishëm si psh John Lennon, Mbretëresha e Anglisë, dhe shumë politikanë. PhantomV fuqizohet nga një 6.2L V8 dhe ka një kamio automatike me 4 marsha nga fabrika.
Mund të themi se ky Phantom është një nga projektet më të veçanta të konvertimit nga motor me djegje drejt elektrifikimit. Një nga objektivat kryesore të Rolls Royce është që ti bëjë makinat e tij të qeta dhe të rehatshme në punim motori, ndërsa tani mund të themi që më i qetë nuk bëhet.
Nuk është vetëm një ndërrim motori në elektrik, por edhe kabinës dhe shasisë janë bërë restaurime dhe ndryshime të dukshme. Interiori është pajisur me sistem navigimi, ajër të kondicionuar, WiFi, minibar, dhe ekrane për sediljet e pasme. I gjithë sistemi elektrik bashkë me frenat dhe amortizimin janë ndryshuar gjithashtu.
Sigurisht një shëndrim i tillë nuk është i lirë, sidomos për tu blerë. Do ju duhen të paktën £500,000 që të mund të mendoni të keni një projekt të tillë në pronësi. Nëse nuk mund të paguani aq shumë keni një version më të lirë, një Rolls Royce Silver Cloud me një bateri më të vogël edhe pse me rreze të njëjtë, që kushton £350,000.