Cdo makine sot është shumë e lehtë për ngarë. Avancimi teknologjik ka bëre që ti mund të bësh manovra si PowerSlide shumë lehtë duke vendosur se sa përqind Traction Control dëshiron. Por kur ti e fik atë është një tjetër histori. Nëse ti e fik ate duhet të matesh mire pasi këto supermakina si Ferrari Pista me shumë fuqi mund të bëhen të pa kontrollueshme sic mund ta shohim në video.
Kjo video u hodh në YouTube e me pas në Instagram nga një përdorues me emrin Mrexumas ku ka kapur në video një Ferrari 488 Pista te kuq në rrugët e Hollandës. Në një moment të videos shihet se ky Farrari po ngadalson dhe zbret marshet shumë shpejt dhe më pas duke shkelur pedalin e gazit në maksimum.
Makina përshkak të fuqis së madhe xhiron dhe fillon të lëviz nga e majta në të djathë, një dicka që pritet nga një makinë me 710Hp TwinTurbo V8 dhe me rrota aktive mbrapa.
Shoferi I Ferrari gjatë akselerimit nuk e ngadalson makinën në momentin që ajo rreshqet por e mban pedalin shkelur në maksimum duke bërë që me cdo sistem të kontrolli të makinës fikur ajo të humbas kontrollin.
Pasi humb kontrollin dhe rrëshqet në të djathtë Ferrari del nga rruga duke përfundur te muri mbrojtës.
Sipas personit që ka filmuar nuk ka të demtuar por makina ka pësur disa dëmtime si parakolpi, disqet që mbase mund të jenë karbon, airbag te hapur dhe ndonjë drite.
Pa diskutim që nuk është një aksident I lehte e gjithashtu riparimi I saj. Por kjo video tregon se sa të fuqishme janë këto supermakina dhe sa shpejt ato mund të dalin jashtë kontrollit kur Traction Control është i fikur, jo për dëmin që I bëhet makinës por rrezikoni jetën tuaj.