Fotot e detajuara na japin një ide se çfarë të presim nga Honda vitin tjetër.
Honda sapo ka zbuluar fotot e Civic Type R, duke na dhëne një ide se si do të duket ky version që do të do të lançohet në 2023.
Këto imazhe tregojnë një prototip plotësisht të kamufluar dhe kompania thotë se shpejti do të fillojnë testimet në Nürburgring. Edhe pse kamuflazhi mbulon shumicën e dizajnit përsëri janë të dukshme format e këtij prototipi. Ka një fasade të re dhe parafango me material gome më të mëdha.
Tek pjesa e pasme shohim një prapakolp me një shpërndarës të ndërtuar posaçërisht, i cili përshtatet me versionin e ri me tre dalje të tubave të shkarkimit . Bishti gjithashtu është ri-dizajnuar me një forme të re.
Hondes i duhet kohë të zbuloje detaje nga Type R I 2023-shit , megjithatë mendohet të përmbaje të njëjtat modalitete si modeli paraardhës. Kjo do të thotë një turbocharger me katër pistona që i dërgon fuqi gomave të para nëpërmjet një kamio manuale me gjashtë shpejtësi.
Nëse Honda pretendon avantazh në Nürburgrin presim të ketë më shume fuqi se makina e fundit me 306 hp.